Telenews

Tronditet Deçani, vdes afaristi i njohur nga ky qytet

Një afarist nga Deçani, Hekuran Tafaj, 40-vjeç, ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje.

Ai ka ndërruar jetë pas një “sëmundje të shkurtër”, thanë familjarët e të ndjerit.

Lajmi ka shkaktuar trishtim dhe mosbesim në Deçan, transmeton Telenews.al

Mejreme Tafaj-Bunjaku, motra e 40-vjeçarit të ndjerë, e ka kumtuar lajmin për vdekjen e vëllait të saj, përmes një shkrimi në Facebook të mërkurën në mesnatë.

“Me pikëllim të thellë e dhembje të madhe njoftojmë farefisin miqtë e dashamirët se në moshën 40 vjeçare pas një smundje të shkurtër ndërroj jetë vëllau ynë Hekuran Tafaj”, shkroi ajo.

Rasti ka mërzitur shumë familjarët, por edhe shoqërinë e tij të cilët në reagime në rrjetet sociale kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Shoku i tij i klasës, Burim Gërguri, përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e nga jeta të ish shokut të tij të klasës.

Gërguri, i cili është kryetar në Kuvendin Komunal të Obiliqit, u shpreh me mosbesim dhe pikëllim për ndarjen nga jeta të Tafajt.

“Hekuran herët na le”, shkroi Gërguri. “Si shok i klasës , gjeneratës vështirë qenka të pranojë një lajm të tillë”.

Hekuran Tafaj merrej me afarizëm. Ai ishte udhëheqës i biznesit “Anili Group”, me bazë në Deçan, i cili merrej me shitje me shumicë të produkteve të ndryshme ushqimore.

Tafaj, 40-vjeç, la pas vetes bashkëshorten dhe një fëmijë.

Të ngajshme

Osmani akuza ndaj Qeverisë Kurti: Dëmtoi rëndë raportet me SHBA-të me refuzimin për heqjen e tarifave

KushtrimGuraj

Rusia refuzon armëpushimin, thotë Zelensky

KushtrimGuraj

Kallas: Shqipëria dhe Mali i Zi histori suksesi në integrim – tensionet në Ballkan po rriten, të ecim shpejt drejt anëtarësimit

KushtrimGuraj