Telenews

Tronditet Napoli: 14-vjeçari vdes në fushë para prindërve të tij

Vdekja e sportistit 14-vjeçar, Diego De Vivo ka tronditur Napolin.

Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu pësoi arrest kardiak, teksa ishte në shkollën e futbollit napolitan Cantera Napoli që ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno.

Kur djali u ndje i sëmurë, stërvitja ditore me shokët e klasës nuk kishte filluar ende, derisa ndërhyrja e karabinierëve të njësisë operative dhe e një patrulle të lëvizshme nga zona e Napolit Stella ishte e menjëhershme.

Medita në Itali raportojnë se djali vdiq në fushë para syve të prindërve të tij që sapo e kishin shoqëruar në stërvitje.

Pritet që Prokuroria Publike e Napolit të urdhërojë kryerjen e autopsisë.

Të ngajshme

Raportimi i Sinjalit për vajzën që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë – Flasin nga QKUK-ja

Erzana Fazliu

Horoskopi ditor

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 30 maj 2025

Valjeta Turkaj