Telenews

Tronditet Prishtina, një person mbeti i…

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmbimore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47 dhe se në përpjekje për të parandaluar grabitjen edhe një qytetar ka shtënë me armë zjarri

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

Tutje u njoftua se i dyshuari i cili dyshohet të jetë i plagosur është arrestuar në Obiliq.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”.

Poashtu, policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit si dhe një armë automatike, të tipit  AK-47.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit  AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes“.

source

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani