Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës
Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka refuzuar propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bërë Kanadën shtetin e 51-të të Amerikës.
Vetëm jë ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, Trudeau tha se “nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur”, duke theksuar se Kanada dhe SHBA janë partnerë të fuqishëm në tregti dhe siguri.
Trudeau vuri në dukje se të dy vendet përfitojnë nga ky bashkëpunim dhe se Kanada ka një identitet dhe qeverisje të pavarur.
“Nuk ka asnjë mundësi të vogël që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dy vendet përfitojnë nga fakti që jemi partnerët më të mëdhenj në tregti dhe siguri”.
Kujtojmë se vitin dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër edhe një herë Kanadanë.
Ai insistonte se do të ishte “një ide e shkëlqyer” për ta bërë atë shtetin e 51-të të Amerikës.