Telenews

Trump: Armëpushimi ka përfunduar, Irani kërkoi vazhdimin e negociatave

Donald Trump ka deklaruar se Irani ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni ka pranuar këtë kërkesë, por ka theksuar se armëpushimi mes dy vendeve ka përfunduar.

Presidenti amerikan tha se administrata amerikane është e gatshme të vazhdojë negociatat diplomatike, pavarësisht përfundimit të marrëveshjes së përkohshme për ndalimin e luftimeve.

Sipas tij, Teherani ka kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve.

Deklarata vjen pas një përshkallëzimi të ri të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, pas sulmeve dhe kundërsulmeve që prekën objektiva ushtarake dhe trafikun detar në rajonin e Gjirit Persik.

Trump më herët kishte deklaruar se armëpushimi ishte “i përfunduar”, duke rritur pasigurinë për të ardhmen e konfliktit dhe duke nxitur shqetësime për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje përmes negociatave, ndërsa palët ende mbeten larg një marrëveshjeje të plotë.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj