Telenews

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një dron drejt një anijeje.

Duke folur për NBC ai u shpreh se Irani bëri një marrëveshje në të cilën “hoqi dorë nga gjithçka”, përcjell Sky News.

“Ne patëm takime me ta, ata ranë dakord për një marrëveshje dje – një marrëveshje perfekte për ne, pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, pa asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka  dhe pastaj pas kësaj, ata dolën nga dhoma, dhe brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje”, tha ai.

“Unë thashë ju njerëz jeni të sëmurë. Ne i bombarduam ata deri në vdekje mbrëmë”.

Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e Komandës Qendrore të ShBA-së se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafikun tregtar.

Të ngajshme

Dikur lidhej me Kosovën, Moreno merr drejtimin e Koresë së Jugut

Yllka Gashi

Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, po na dëmton qeveria

Yllka Gashi

Vrasja e argjentinases në Fushë-Kosovë, Endrit Nika deklarohet sërish i pafajshëm

Yllka Gashi