Telenews

Trump: Do të dërgojmë trupa në San Francisko

Në një intervistë me Fox News të transmetuar të dielën, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë trupa në San Francisco, për të forcuar prezencën e ushtrisë amerikane në qytete të kontrolluara nga demokratët.

“Pastaj do të shkojmë në San Francisko,” u shpreh ai për Fox News. “‘Dallimi është se mendoj se ata na duan në San Francisko. San Francisko ishte vërtet një nga qytetet e mëdha të botës. Dhe pastaj 15 vjet më parë, shkoi keq.’ … ‘Do të shkojmë në San Francisko dhe do ta bëjmë të shkëlqyer.’”

Këto komente vijnë pas vendosjes së National Guard dhe forcave të tjera federale në qytete si Los Angeles, Washington, D.C. dhe Memphis  disa herë pa miratim nga udhëheqësit lokalë, raporton The Guardian.

Në përgjigje, udhëheqësit e San Francisco­s dhe të Kalifornisë  përfshirë guvernatorin Gavin Newsom  e kanë kritikuar planin si një tentativë për përfshirje autoritare, duke theksuar se gjendja e kriminalitetit në qytet po përmirësohet.

Të ngajshme

Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Valjeta Turkaj

Diamanti i pushtetit u shpëtua, por cilat bizhuteri të kurorës franceze kanë përfunduar në duart e grabitësve të Luvrit?

Valjeta Turkaj

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Valjeta Turkaj