Telenews

Trump do të shpallë një kandidat të ri për administrator të NASA-s, Isaacman jashtë garës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të shpallë një kandidat të ri për të shërbyer si administrator i NASA-s, duke lënë jashtë kandidaturën e Jared Isaacman.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, nuk u shpjegua arsyeja pse Jared Isaacman, i cili ishte propozuar fillimisht për këtë pozicion, nuk është më në garë. Reuters raporton se kjo lëvizje ndodh disa ditë para se Senati të votojë për nominimin e Isaacman për të udhëhequr NASA-n.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Liz Huston, tha se roli i administratorit të NASA-s është jetik për të realizuar misionet ambicioze të presidentit Trump, përfshirë “çuarjen e njerëzimit në hapësirë dhe vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”.

“Administratori i NASA-s do të ndihmojë të çojë njerëzimin në hapësirë dhe të ekzekutojë misionin e guximshëm të presidentit Trump për vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”, tha Huston.

Ajo gjithashtu theksoi se është thelbësore që lideri i ardhshëm i NASA-s të jetë në përputhje të plotë me agjendën e presidentit Trump “America First”, dhe se zëvendësimi i Isaacman do të shpallet drejtpërdrejt nga presidenti Trump së shpejti.

Isaacman, një sipërmarrës që ka udhëhequr misione private në hapësirë dhe ka lidhje të ngushta me CEO-në e SpaceX, Elon Musk, ka shkaktuar reagime të shumta që kur u emërua fillimisht nga Trump në dhjetor për të udhëhequr NASA-n.

Të ngajshme

XChat po vjen, mesazhe që zhduken dhe opsione tjera

Valjeta Turkaj

Platforma që po shkatërron grupet kriminale – çka është “Sky ECC”?

Valjeta Turkaj

Apple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri në Teksas, që hyn në fuqi më 1 janar

Valjeta Turkaj