Telenews

Trump do të shpallë një kandidat të ri për administrator të NASA-s, Isaacman jashtë garës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të shpallë një kandidat të ri për të shërbyer si administrator i NASA-s, duke lënë jashtë kandidaturën e Jared Isaacman.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, nuk u shpjegua arsyeja pse Jared Isaacman, i cili ishte propozuar fillimisht për këtë pozicion, nuk është më në garë. Reuters raporton se kjo lëvizje ndodh disa ditë para se Senati të votojë për nominimin e Isaacman për të udhëhequr NASA-n.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Liz Huston, tha se roli i administratorit të NASA-s është jetik për të realizuar misionet ambicioze të presidentit Trump, përfshirë “çuarjen e njerëzimit në hapësirë dhe vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”.

“Administratori i NASA-s do të ndihmojë të çojë njerëzimin në hapësirë dhe të ekzekutojë misionin e guximshëm të presidentit Trump për vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”, tha Huston.

Ajo gjithashtu theksoi se është thelbësore që lideri i ardhshëm i NASA-s të jetë në përputhje të plotë me agjendën e presidentit Trump “America First”, dhe se zëvendësimi i Isaacman do të shpallet drejtpërdrejt nga presidenti Trump së shpejti.

Isaacman, një sipërmarrës që ka udhëhequr misione private në hapësirë dhe ka lidhje të ngushta me CEO-në e SpaceX, Elon Musk, ka shkaktuar reagime të shumta që kur u emërua fillimisht nga Trump në dhjetor për të udhëhequr NASA-n.

Të ngajshme

Konfirmohet, Nothing Phone (3) do të ketë shtatë vjet mbështetje softuerike

Valjeta Turkaj

Përse ka rëndësi të ktheni telefonin me ekran poshtë

Valjeta Turkaj

16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google të ekspozuara në atë që po vlerësohet si “rrjedhja historike e të dhënave”

Valjeta Turkaj