Telenews

Trump e falënderon Kosovën për gatishmërinë për të pranuar 50 emigrantë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot letrën e falënderimit që e kishte marrë dy ditë më parë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për këtë gjest dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënies së ngushtë mes dy vendeve.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar që të punojmë së bashku me presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, shkroi Osmani, duke bashkëngjitur edhe fotografinë e letrës.

Në letrën e tij, Trump e falënderon Kosovën për gatishmërinë për të pranuar 50 emigrantë nga SHBA-ja, duke e cilësuar këtë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e Trumpit.

Letra e plotë e Trumpit:

E nderuar Zonja Presidente,

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllime të përbashkëta.

Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.

Me padurim pres të punoj ngushtë me ju në vitet që vijnë.

Zonja e Parë i bashkohet urimeve më të mira nga ana jonë.

Të ngajshme

Veshur me uniforma të UÇK-së e bluza me fotografi të Thaçit: Qytetarët fillojnë të mblidhen

Valjeta Turkaj

Protesta e veteranëve kundër Speciales, VV: Është dhjetë vjet me vonesë

Valjeta Turkaj

Bullgaria i nis 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit të KFOR-it

Valjeta Turkaj