Telenews

Trump e krahason sulmin ndaj Iranit me Hiroshimën: Në thelb, ishte e njëjta gjë

Presidenti amerikan Donald Trump, nga samiti i NATO-s në Hagë, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke i krahasuar ato me bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ata shpenzuan triliona dollarë duke u përpjekur ta bënin këtë gjë, dhe nuk ia dolën. Dhe ne në fakt e kemi një marrëdhënie të mirë me ta tani,” tha Trump fillimisht.

Duke vazhduar më tej, ai bëri krahasimin me Japoninë e vitit 1945: “Por nëse nuk do të kishim pasur sukses me atë goditje? Ajo goditje e përfundoi luftën. Nuk dua të përdor shembullin e Hiroshimës, nuk dua të përdor shembullin e Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë që i dha fund asaj lufte. Kjo i dha fund kësaj. Nëse nuk do ta kishim hequr qafe atë, ata do të ishin ende duke luftuar tani.”.

Trump pretendoi se sulmet në Iran jo vetëm që ndaluan luftën, por edhe ndihmuan në hapjen e mundësisë për një marrëveshje në Gaza, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

Kujtojmë se më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945, SHBA hodhi dy bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz në mënyrë të menjëhershme dhe duke shkaktuar pasoja shkatërruese për vite më pas.

Të ngajshme

Pasagjerët “në alarm”, pas shembjes së një pjese të çatisë në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë

Valjeta Turkaj

Tiranë, në pikë të ditës futet me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

Irani thotë se qendrat e tij bërthamore “u dëmtuan keqas” nga sulmet izraelite dhe amerikane

Valjeta Turkaj