Telenews

Trump i krahason Zelenskyn dhe Putinin me “vajin dhe uthullën”

trump-i-krahason-zelenskyn-dhe-putinin-me-“vajin-dhe-uthullen”

Presidenti amerikan Donald Trump i ka krahasuar Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn me vajin dhe uthullën – pasi ata “nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”.

“Do të shohim nëse Putini dhe Zelensky do të punojnë së bashku”, tha ai kur u pyet për mundësinë e një takimi midis udhëheqësve.

“E dini, kjo është pak si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta”.

“Por do ta shohim. Dhe pastaj do të shohim nëse do të më duhet të jem atje apo jo. Do të preferoja të mos isha”, u shpreh Trump.

Ai foli ndërsa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se një takim nuk është planifikuar – me një agjendë “aspak të gatshme”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj