Qeveria e SHBA-ve vlerësohet të mbajë rreth 200 mijë Bitcoin, ka shtuar ai, duke vënë në dukje se qeveria amerikane nuk do të shesë “asnjë Bitcoin të ruajtur në rezervë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që krijon një Rezervë Strategjike të Bitcoin-it.
Këtë lëvizje e ka bërë me dije Cari i kriptomonedhës së Shtëpisë së Bardhë, David Sacks.
Rezerva, sipas Sachs, do të kapitalizohet me Bitcoin-in në pronësi federale që është sekuestruar si pjesë e procedurave penale ose civile.
Kjo do të thotë se “nuk do t’i kushtojë taksapaguesve asnjë cent”, ka vijuar të shpjegojë ai në një postim në platformën X.
Qeveria e SHBA-ve vlerësohet të mbajë rreth 200 mijë Bitcoin, ka shtuar ai, duke vënë në dukje se qeveria amerikane nuk do të shesë “asnjë Bitcoin të ruajtur në rezervë”.
Rezerva do të jetë si një Fort Knox digjital për kriptomonedhën që shpesh quhet, me vend, “ari digjital”.