Telenews

Trump mund të shkojë në Lindjen e Mesme për marrëveshjen e Gazës

trump-mund-te-shkoje-ne-lindjen-e-mesme-per-marreveshjen-e-gazes

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se një marrëveshje është “shumë afër” dhe se mund të niset për në rajon të shtunën.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se mund të udhëtojë për në Lindjen e Mesme këtë fundjavë, ndërsa negociatorët e tij kërkojnë të vulosin një marrëveshje për armëpushim në Gaza.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se një marrëveshje është “shumë afër” dhe se mund të niset për në rajon të shtunën.

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari shprehen optimizëm të matur se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit në Gaza mund të arrihet brenda kësaj jave.

Kështu raporton Axios, duke cituar disa burime të përfshira ose të informuara mbi bisedimet që po zhvillohen në Sharm El-Sheikh, Egjipt.

Çështjet kryesore në diskutim — si kushtet e tërheqjes ushtarake të Izraelit nga Gaza dhe identiteti i të burgosurve palestinezë që do të lirohen — janë shumë të ndjeshme.

Megjithatë, optimizmi i përbashkët i zyrtarëve të përfshirë është konsideruar një zhvillim i rëndësishëm.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner u paraqitën të mërkurën në mëngjes për të përfaqësuar SHBA-të në bisedime.

Në bisedime marrin pjesë gjithashtu ekipet negociuese të Izraelit dhe Hamasit, kryeministri i Katarit si dhe shefat e inteligjencës së Turqisë dhe Egjiptit.

Qëllimi është që marrëveshja të njoftohet këtë javë dhe të fillojë lirimi i pengjeve izraelite javën e ardhshme, shkruan Axios duke cituar një burim të afërt me bisedimet.

Të ngajshme

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Rrezarta Ramaj

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Murati: Kushti i fundit për anëtarësimin në SEPA

Rrezarta Ramaj

Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve

Rrezarta Ramaj