Telenews

Trump : NATO-ja pa SHBA-në, është tigër prej letre

trump-pritet-te-takohet-me-rubion

Duke shkruar në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan thotë se është “shumë e lehtë” për anëtarët e NATO-s të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por ata nuk duan të përfshihen në “një manovër të thjeshtë ushtarake”.

Lufta kundër Iranit është “fitore ushtarake”, thotë Donald Trump dhe për aleancën ka “shumë pak rrezik”.

Megjithatë, pasi kritikoi rëndë mbështetjen e tyre, ai shton se SHBA-ja “do ta mbajë në mend”.

“Pa SHBA-në, NATO është vetëm një “tigër prej letre”! Ata nuk donin të përfshiheshin në luftën për të ndaluar një Iran me kapacitete bërthamore. Tani kjo luftë është fituar ushtarakisht dhe për ta ka shumë pak rrezik, por përsëri ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë. Ata refuzojnë të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër ushtarake e thjeshtë që është arsyeja kryesore e çmimeve të larta të naftës. Kjo do të ishte shumë e lehtë për t’u bërë dhe me shumë pak rrezik. Frikacak dhe ne do ta mbajmë mend!”, ka shkruar ai.

Analistët prej kohësh paralajmëronin se Irani do të bllokonte efektivisht Ngushticën e Hormuzit në rast të një sulmi.

Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur, dhe megjithatë duket se nuk ka pasur ndonjë plan paraprak për të kundërshtuar këtë lëvizje dhe aleatët e NATO-s nuk janë konsultuar përpara sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit. 

Të ngajshme

Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Blearta

Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për në Kosovë

Blearta

NATO tërheq të gjithë trupat nga misioni në Irak

Blearta