Telenews

Trump paralajmëron se mund të rrisë tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron se tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë mund të rriten në të ardhmen.

“Unë mendoj se [komuniteti i biznesit mund të shohë qartësi mbi tarifat],” tha ai në një intervistë për Fox News. “Por tarifat mund të rriten me kalimin e kohës, dhe ato mund të rriten…”, shtoi ai.

“Për vite me radhë, globalistët kanë shqyer Shtetet e Bashkuara. Ata i kanë hequr paratë Shteteve të Bashkuara dhe gjithçka që ne po bëjmë është të kthejmë një pjesë të tyre. Ne do ta trajtojmë vendin tonë me drejtësi. Ky vend është rrëmbyer nga çdo komb në botë, çdo kompani në botë.” tha Trump.

Trump ka vendosur tarifa për vendet fqinje Meksikën dhe Kanadanë, si edhe Kinën, për shkak të fentanilit dhe mallrave të tjera ilegale që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai njoftoi pak ditë më parë se i kishte pezulluar për një afat të caktuar kohor.

Sipas Trump, ky vendim u mor nga dëshira për të ndihmuar vendet fqinje në një farë mase.

“Ne jemi një vend i madh, dhe ata bëjnë shumë punë me ne. Ndërsa në rastin tonë është shumë më pak e rëndësishme. Ne bëjmë shumë pak me Kanadanë në krahasim, dhe unë doja të ndihmoja prodhuesit amerikanë të makinave deri më 2 prill,” tha ai.

Të ngajshme

8 këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

Erzana Fazliu

Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, Përparim Saraqini

Donat Hashani

Gastroenterologu në Gjilan shpëton fëmijën 2-vjeçar, ia heq baterinë e telekomandës nga stomaku

Donat Hashani