Telenews

Trump pas vendimit të Gjykatës: Një gjueti e vazhdueshme shtrigash

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas shpalljes fajtor për abuzim seksual.

Këtë vendim të Gjykatës e kundërshtoi ish-presidenti amerikan duke thënë që nuk e njeh gruan.

Po ashtu, Trump e quajti vendimin të turpshëm dhe një vazhdimësi e gjuestisë së shtrigave.

“Nuk kam asnjë ide se kush është kjo grua. Ky verdikt është një trup- një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”., ka shkruar Trump në rrjetin social Post Truth, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net

Ndërkaq, zëdhënësi i tij Steven Cheung i bëri jehonë Trump në një deklaratë duke e quajtur rastin “fals”.

Postimi i Trump:

Trump-in fajtor e shpalli një juri federale e Manhatanit e cila konstatoi se Trump abuzoi seksualisht me E. Jean Carroll në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.

Të ngajshme

Euro bie “përtokë”, leku forcohet

Valjeta Turkaj

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Valjeta Turkaj

Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ edhe aeroportin e Tiranës

Valjeta Turkaj