Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të përmbyllur luftën 20-mujore në Rripin e Gazës, menjëherë pas përfundimit të suksesshëm të ofensivës 12-ditore të Izraelit kundër Iranit.
Lajmi është raportuar nga disa media hebraike, përfshirë transmetuesin publik Kan, që theksoi se presioni i Trump lidhet edhe me kërkesën e tij për të anuluar gjyqin penal ndaj Netanyahut.
Raportet sugjerojnë se në biseda private, Trump dhe Netanyahu kanë rënë dakord për një plan që parashikon përfundimin e ofensivës izraelite në Gaza brenda dy javësh, lirimin e 50 pengjeve të mbetura nga Hamas, Largimine Udheheqesve te Hamas nga Rripi I Gazes, si dhe kalimin e kontrollit te enklaves palestineze ne kater shtete Arabe, perfshire Emiratet e Bashurara Arabe dhe Egjiptin. Marreveshja parashikon gjithashtu qe Qytetaret e Gazes te lejohet te Levizin ne vende te tjera.Pjese e marreveshjes parashikohet edhe detyrimi I Izraelit per te mbeshtetur zgjidhjen me dy shtete, me kusht që Autoriteti Palestinez të kryejë reforma. Si pjesë e marrëveshjes, SHBA do të njohin sovranitetin izraelit në disa pjesë të Bregut Perëndimor. Marrëveshja gjithashtu pritet të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe Sirinë, si pjesë e zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit.
Në plan përfshihet edhe amnistia ose ndalimi i ndjekjes penale ndaj Netanyahut, duke përfshirë një ligj “francez” që ndalon ndjekjen e një kryeministri në detyrë, si dhe anulimin e akuzës për shpërdorim besimi — një nga pikat kyçe të aktakuzës ndaj tij.
Ndërkohë, negociatat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Kajro nuk kanë sjellë ndonjë përparim konkret.
Presidenti izraelit Isaac Herzog i është bashkuar korit të thirrjeve për përfundimin e luftës dhe arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, duke theksuar se ky është një “moment kyç pas suksesit kundër Iranit”. Familjarët e pengjeve gjithashtu po ushtrojnë presion publik ndaj qeverisë, duke kërkuar që fitoret e fundit të kthehen në veprim diplomatik të menjëhershëm.
Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje mbetet i paqartë. Hamas ka refuzuar në të kaluarën të pranojë largimin e udheheqesve te saj nga Rripi I Gazes drejt vendeve te treta , ndërsa shumë shtete arabe nuk pranojnë të përfshihen në rindërtimin e Gazës pa përfshirjen e Autoritetit Palestinez — një skenar që Netanyahu më herët e ka refuzuar.