Telenews

Trump pritet të flasë me liderin e Tajvanit, administrata shqyrton një marrëveshje armësh miliarda dollarëshe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të zhvillojë bisedë me udhëheqësin e Tajvan, Lai Ching-te, ndërsa administrata amerikane po shqyrton një marrëveshje armësh me vlerë disa miliardë dollarë për ishullin.

Një komunikim i tillë do të përbënte një ndryshim të madh në praktikën diplomatike amerikane, pasi asnjë president i SHBA-së nuk ka folur drejtpërdrejt me një lider tajvanez që nga viti 1979, kur Uashingtoni njohu zyrtarisht Kina dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin.

Duke folur para gazetarëve të mërkurën, Trump tha: “Do të flas me të. Flas me të gjithë. E kemi situatën shumë mirë nën kontroll.”

“Ne do të punojmë për këtë, problemin e Tajvanit”, shtoi presidenti amerikan.

Autoritetet tajvaneze reaguan pozitivisht ndaj deklaratës, duke bërë të ditur të enjten se Lai Ching-te do të ishte i gatshëm dhe i lumtur të zhvillonte një bisedë me Trumpin.

Komentet e Trump vijnë vetëm pak ditë pas vizitës së tij shtetërore në Pekin, ku presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e “çështjes së Tajvanit” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Të ngajshme

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj