Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Rusia është pajtuar me armëpushim të pjesshëm për t’i ndalur të gjitha sulmet në disa qytete të Ukrainës, për një javë, raporton “Reuters“.
Trump ka deklaruar se kërkesa e tij ka qenë për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat po përballen ukrainasit, në kohën kur Rusia ka goditur infrastrukturën kritike duke lënë shumë ukrainas pa ngrohje.
“Personalisht i kam kërkuar presidentit Putin të mos gjuajë në Kiev dhe në qytetet dhe qytezat për një javë gjatë… këtij të ftohti të jashtëzakonshëm”, ka thënë Trumpi.
“Ai u dakordua me këtë”, ka shtuar tutje Trump.

