Telenews

Trump sërish thotë se e ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump në një takim që po zhvillon me Shefin e NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur edhe një herë se ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa po fliste për konfliktet e shteteve nëpër botë, Trump u ndal edhe të një luftë e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij “do të ndodhte”, por ata arritën ta ndalin.

“Ne arritëm, e zgjodhëm Serbinë dhe Kosovën dhe se kjo është e gjitha, kjo do të ndodhte. Dhe përdora përsëri “atë që është e rëndësishme për të ndalur luftëra”. Ne po punojmë, Marku (Rubio) po punon shumë me të gjithë këtu”, tha Trump.

Deklaratën që kishte bërë Trump javë më parë e konfirmoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndaj deklaratës të së cilës reagoi ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell. i cili e quajti “manipulim të fjalëve të Donald Trump”.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj