Telenews

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, falënderon myslimanët për mbështetje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka organizuar një iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen që ata i dhanë në zgjedhjet e vitit 2024.

Ai u drejtua me fjalët “Ramadan Mubarak” dhe theksoi se ky muaj është një periudhë e reflektimit dhe vetëpërmbajtjes për myslimanët.

Në ngjarjen që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, morën pjesë udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.

Trump e cilësoi Ramazanin si një mundësi për të thelluar përkushtimin ndaj Zotit dhe për të kërkuar paqe për të gjithë botën.

“Komuniteti mysliman ishte aty për ne në nëntor, dhe ndërsa unë jam president, do të jem aty për ju,” tha ai.

Në fjalimin e tij, Trump gjithashtu rikonfirmoi përpjekjet e administratës së tij për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit.

“Ne po mbajmë premtimet tona ndaj komunitetit mysliman dhe do të fillojmë të plotësojmë ato,” tha ai.

Të ngajshme

Raportimi i Sinjalit për vajzën që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë – Flasin nga QKUK-ja

Erzana Fazliu

Horoskopi ditor

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 30 maj 2025

Valjeta Turkaj