Telenews

Trump: Të mbrojmë Ngushticën e Hormuzit

trump:-te-mbrojme-ngushticen-e-hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një tjetër thirrje që vendet të bashkojnë përpjekjet në luftën kundër përpjekjeve iraniane për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Vetëm disa orë pasi tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe vende të tjera do të dërgojnë anije luftarake, presidenti amerikan tha se vendet “që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”.

Ai shtoi se SHBA-ja do t’i ndihmojë dhe koordinojë ato vende që “gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por vendet e botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim, dhe ne do të ndihmojmë – shumë!

SHBA-ja gjithashtu do të koordinohen me ato vende në mënyrë që gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë.

Kjo duhet të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë – Do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme! Presidenti Donald J. Trump”, shkruan Trump.

Të ngajshme

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

10 raste të reja me fruth gjatë javës së fundit

Yllka Gashi