Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për deklaratën se Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar amerikanët.
Përmes rrjetit social X, lideri polak mohoi se dikush në BE po e shikopn në këtë mënyrë politikën.
“Bashkimi Evropian nuk u formua për të shkatërruar askënd. Përkundrazi, u krijua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respekt mes popujve tanë, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Kaq e thjeshtë”, tha Tusk.
Presidenti amerikan foli për nevojën e vendosjes së taksave doganore për vendet e BE-së, duke theksuar se BE-ja ishte formuar me qëllimin për të dëmtuar fuqinë dhe forcën ekonomike të Amerikës.
“Unë i dua vendet evropiane. Shihni, le të jemi të sinqertë. Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja, dhe ata e bënë këtë mirë”, tha Trump.