Telenews

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin

Trump tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.

“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.

Trump thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.

Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja i ka dhënë NATO-s, shkruan REL.

Ai thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

Të ngajshme

“Edhe mysliman edhe kundër kombit, nuk shkon”

Blearta

Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

Blearta

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Blearta