Telenews

Trump: Ukraina dhe Rusia mund të bëhen shumë të pasura nëse arrijnë një marrëveshje së shpejti

shtepia-e-bardhe-thote-se-trump-ra-dakord-“te-gjeje”-me-shume-sisteme-te-mbrojtjes-ajrore-per-ukrainen

Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpreson që një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës do të arrihet në javën në vijim, në një mesazh të shkurtër të publikuar në rrjetin e tij social.

“Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje këtë javë”, tha Trump.

“Të dyja do të fillojnë të bëjnë biznes me SHBA-në dhe të bëhen të pasura”, shtoi ai.

Ndryshe, Ukraina ka lëshuar alarme për sulm ajror për Kievin dhe gjysmën lindore të vendit ndërsa shpërthimet tronditën vendin, disa orë pasi “armëpushimi” një-ditor i Pashkëve i shpallur nga Vladimir Putin përfundoi.

Volodymyr Zelensky hodhi poshtë deklaratën e njëanshme të armëpushimit të Pashkëve të presidentit rus si një i rremë dhe tha se trupat ruse kishin vazhduar sulmet e tyre me dron dhe artileri në shumë pjesë të vijës së frontit të dielën.

Bëhet e ditur se Uashingtoni tha se do të mirëpriste një zgjatje të armëpushimit dhe Zelensky përsëriti disa herë gatishmërinë e Ukrainës për të ndërprerë sulmet për 30 ditë në luftë.

Të ngajshme

Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

KushtrimGuraj

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu