Telenews

Trumpi mbërrin në Kanada për samitin G7

financat-e-ushtrise-amerikane,-trump-thote-se-nuk-do-te-preke-asnje-cent-nga-buxheti-nje-trilion-dollaresh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur të dielën në Kananaskis, Alberta, brenda Maleve Shkëmbore Kanadeze, për t’u bashkuar me udhëheqësit e disa prej fuqive më të mëdha ekonomike në botë për samitin e Grupit të Shtatë G7.

Takimi i shtatë shteteve po ndodh në kohën e rritjes së konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, teksa në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe lufta tregtare e Trumpit, raporton AP.

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrja e Teheranit, të cilat duket se i kapën shumë udhëheqës botërorë në befasi, janë shenja e fundit e një bote më të paqëndrueshme.

Trumpi së fundmi ka kundërshtuar një plan izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë një zyrtar amerikan për Associated Press.

Kjo është parë si një tregues se sa larg është i përgatitur të shkojë Izraeli.

Të ngajshme

ASK publikon të dhënat, këto janë qytetet më të vizituara

Valjeta Turkaj

Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht

Valjeta Turkaj

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar

Valjeta Turkaj