Telenews

Trumpi pritet të bisedojë të martën me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se planifikon të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të martën.

Të dielën në “Air Force One”, Trumpi ka thënë se është bërë shumë punë gjatë fundjvaës dhe se do të shohin nëse ka diçka konkrete për të shpallur të martën.

Për bisedimet me Putinin, Trumpi ka thënë se do të flasin për tokën e termocentralet.

“Mendoj se do të flasim për tokën. Është shumë më ndryshe nga sa ishte para luftës, siç e dini. Do të flasim për termocentralet. Mendoj se kemi diskutuar shumë me të dyja palët, tani po flasim për ndarjen e aseteve, ata kanë punuar për këtë”, ka thënë Trumpi, raportoi BBC-ja.

Administrata e Trump është përfshirë në bisedime me Rusinë për t’i detyruar ata të nënshkruajnë një armëpushim 30-ditor, për të cilin Ukraina tashmë ka rënë dakord.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka vlerësuar si detyrë të ndërlikuar, duke thënë se ka shumë detaje të cilat duhen përpunuar paraprakisht.

Të ngajshme

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike, shkak ngërçi

KushtrimGuraj

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj