Ky institucion kulturo-politik, ndër më të rëndësishmit në Uashington, ishte për shumë vite në kontroll të menaxherëve demokratë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara i shkarkoi këta të fundit me pretendimin se nuk përfaqësonin vizionin e tij për një Epokë të Artë në Kulturën dhe Artet amerikane.
Për ta rregulluar atë, e ngarkoi njërin nga njerëzit e tij më të afërt, Richard Grenellin, duke e bërë drejtor të saj, në fillim të 2025.
Në mandatin e parë si kryetar, Trump ia kishte besuar këtij edhe detyrën e ambasadorit në Gjermani, atë të shefit të krejt Shërbimeve Inteligjente amerikane dhe e kishte ngarkuar si emisari për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Presidenti e lëvdoi fort Grenellin edhe të mërkurën, kur ky i fundit e priti atë sy mysafir në “Kebnedy Center”. E quajti të jashtëzakonshëm dhe fort të suksesshëm.
Trump pati thënë fjalë të forta për Grenell edhe kur e kishte vizituar qendrën “Kennedy” për herë të parë, në mars.
Ish emisarin për Kosovë e pati quar në qiell edhe në janar, gjatë vizitës së parë jashtë shtëpisë së bardhë, pasi fitoi mandatin e dytë.
Se a do të jetë një rol të ri në bisedimet mes dy vendeve ballkanik nuk dihet, por Grenell ka vizituar këtë pjesë të botës, javën që shkoi. Nga pala kosova nuk raportohet se e takoi dikush zyrtarisht, pos aksionarit të Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli. Në një njoftim për këtë takim u tha se dy bashkëbiseduesit folën për bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet aktuale SHBA-Kosovë
E në një intervistë që Grenell dha për Klan Kosova, gjatë kësaj vizite, tha se populli i Kosovës, është partner i jashtëzakonshëm i Amerikës./KlanKosova.