Telenews

Trupi gjykues i Speciales i bën thirrje mbrojtjes të shmang vonesat

Trupi Gjykues i Speciales në rastin `Thaçi dhe të tjerët` i bën thirrje mbrojtjes t` i shmang vonesat e mëtejshme lidhur me dëshmitarët.

“Trupi Gjykues rishikoi afatin lidhur me mocionet për provat jogojore dhe udhëzoi Mbrojtjen e Thaçit të shqyrtojë të gjitha mundësitë e arsyeshme për të siguruar disponueshmërinë e dëshmitarëve në të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara nga data 3 nëntor. Mbrojtja u urdhërua që të raportojë lidhur me këtë çështje deri të mërkurën  29 tetor 2025”, njofton Specialja.

Vendimi sqaron gjithashtu ndryshimet e orarit të njoftuara më 22 tetor: seancat nga 27 deri më 30 tetor u anuluan pasi Mbrojtja e Thaçit njoftoi Trupin Gjykues se nuk do të ketë dëshmitarë të disponueshëm atë javë, ndërsa seancat shtesë nga 17 deri më 20 nëntor u shtuan bazuar në ditët e pashfrytëzuara në shtator, kur nuk kishte dëshmitarë të disponueshëm të Mbrojtjes.

Të ngajshme

RTK e mbulon në mënyrë të pabalancuar incidentin me Zemajn- burime brenda televizionit tregojnë se kronika ka konflikt interesi

KushtrimGuraj

Publikohen pamjet e momentit kur Zemaj e grushtoi mërgimtarin në shesh, deputeti u provokua

KushtrimGuraj

Osmani: Nëse nuk ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra mund ta bëjë

KushtrimGuraj