Në Tetovë është raportuar një rast vdekjeje me rrethana të paqarta.
Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 18:30, banorë të lagjes pas Tregut të Gjelbër kanë njoftuar policinë për praninë e një trupi të pajetë në parkingun e një ndërtese banimi.
Viktima dyshohet të jetë një studente e vitit të katërt, me origjinë nga Kosova, më saktësisht nga Peja, ka mësuar Demokracia.com.
Ende nuk dihet saktësisht koha e vdekjes, ndërsa denoncimi është bërë nga kalimtarë të rastit që kanë vërejtur trupin dhe kanë alarmuar autoritetet.
Rrethanat e ngjarjes për momentin mbeten të paqarta. Nuk mund të konfirmohet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, vrasje apo një aksident, pasi hetimet janë në fazën fillestare.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet hetimore janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë për të përcaktuar shkaqet dhe mënyrën e vdekjes.
Institucionet pritet të japin detaje të tjera pasi të përfundojnë procedurat fillestare hetimore./Demokracia.com/

