Tumblr po shton mbështetje për transmetimin e drejtpërdrejtë përmes platformës video Livebox. Funksioni po shpërndahet për përdoruesit amerikanë në iOS dhe Android tani, dhe një lansim për përdoruesit globalë dhe faqen e desktopit është planifikuar për të ardhmen. Më shumë detaje përshkruhen në një postim në blog, i cili emërton këtë shërbim si Tumblr Live.
Tumblr ka mbështetur transmetimin në të kaluarën, por e bëri këtë duke i lejuar njerëzit të ndajnë transmetime nga shërbime të tjera si YouNow dhe YouTube. Opsioni i ri përshkruhet si një shërbim transmetimi vendas i Tumblr i mundësuar nga Livebox, raporton The Verge.
Livebox u lejon përdoruesve të japin bakshish për transmetuesit dhe në të njëjtën mënyrë, Tumblr do t’ju lejojë të paguani krijuesit në një monedhë virtuale të quajtur “Diamonds”.
![]()
Sipas një njoftimi për shtyp Livebox ofron moderim të fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe njeriu për transmetimet, shërbimi gjithashtu i lejon transmetuesit të caktojnë shikues të besuar si moderatorë. Shërbimi i transmetimit deri më tani mbështetet vetëm për blogun kryesor Tumblr të përdoruesve, jo për ndonjë blog dytësor nën të njëjtën llogari, transmeton Telegrafi.
Funksioni i ri vjen teksa Automattic, kompania e cila është pronare e Tumblr po përpiqet të rikthej në majë platformën e blogjeve të cilën e bleu nga Verizon në 2019. Tumblr ka korrur përfitimet e kaosit të fundit në Twitter, duke u shfaqur si një alternativë e mundshme ndaj politikave kaotike të pronarit të ri Elon Musk.
![]()
Funksioni i tij i transmetimit nuk ka gjasa të kapërcejë Twitch ose YouTube, por shton një medium tjetër – dhe një mënyrë të re për të fituar para – për komunitetin e madh të artistëve.

