Telenews

Turbullirat në Ibër-Lepenci, sërish reduktime në disa zona përreth kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për turbullira të larta në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’rast ITU-ja Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit.

“Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona: Fushë-Kosovë, Obiliq, një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë. Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00” thuhet në njoftimin e KRU-së.

Nga kompania bëjnë me dije se mund të ketë ndikime edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona:

▪️ Fushë Kosovë

▪️ Obiliq

▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.

Të ngajshme

Rekord në Spanjë: 10 tonë kokainë të fshehura në kripë

Valjeta Turkaj

Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

Valjeta Turkaj

Rast i rëndë në Pejë: Nxënësi godet me shufër metalike edukatoren e kopshtit

Valjeta Turkaj