Kompanitë turke të mbrojtjes ‘Mesan Electronics’ dhe ‘Esetron’ kanë zhvilluar së bashku një robot pa pilot të projektuar për të zbuluar mina dhe pajisje shpërthyese të improvizuara (IED), të cilin e prezantuan në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) në Stamboll.
Duke vepruar në mënyrë autonome ose nga distanca, roboti kombinon teknologjitë e përparuara të sensorëve të kompanisë ‘Mesan Electronics’ dhe platformën kompakte dhe të qëndrueshme të robotit të kompanisë ‘Esetron’ për të zbuluar mina anti-personel dhe anti-tankt, IED, kabllo, tela shkrehës dhe linja shkrehëse.
Koka e skanimit mund të ndërrohet sipas nevojave operacionale, duke u lejuar forcave të sigurisë të kryejnë operacione efektive zbulimi në zona të rrezikshme dhe me më pak mundësi për të shkaktuar viktima.