Telenews

Turqia synon marrëveshje miliardëshe për Boeing dhe F-35 në takimin Erdogan-Trump

turqia-synon-marreveshje-miliardeshe-per-boeing-dhe-f-35-ne-takimin-erdogan-trump

Turqia synon marrëveshje miliardëshe për Boeing dhe F-35 në takimin Erdogan-Trump

Paketa përfshin blerjen e 40 avionëve luftarakë F-35, 40 avionësh F-16 të gjeneratës më të fundit (Block 70 Viper), si dhe armatime moderne të sofistikuara.

Turqia është në prag të finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për avionë ushtarakë dhe civilë me kompanitë amerikane Boeing dhe Lockheed Martin, të cilat pritet të zyrtarizohen gjatë takimit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan me presidentin amerikan Donald Trump më 25 shtator në Washington.

Paketa përfshin blerjen e 40 avionëve luftarakë F-35, 40 avionësh F-16 të gjeneratës më të fundit (Block 70 Viper), si dhe armatime moderne të sofistikuara, përfshirë raketa dhe bomba të avancuara.

Këto negociata vijnë në një kohë kur Ankaraja dhe Washington-i janë duke kërkuar mënyra për të riforcuar lidhjet e tyre ushtarake dhe ekonomike, pas tensioneve të viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë, Turkish Airlines po negocion një marrëveshje të madhe me Boeing për blerjen e rreth 250 avionëve komercialë.

Flota e re do të përfshijë kryesisht modele 737 Max dhe rreth 75 avionë të tipit 787 Dreamliner.

Kjo është pjesë e strategjisë së Turqisë për të dyfishuar flotën ajrore të linjës kombëtare dhe për ta kthyer Stambollin në një nyje globale të trafikut ajror, duke konkurruar me qendra si Dubai.

Zëdhënësi i Turkish Airlines, Yahya Üstün, konfirmoi për Bloomberg se bisedimet me Boeing janë duke vazhduar, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Të ngajshme

Babai i Yamal shpërthen me zemërim pasi Dembele fitoi Topin e Artë

Erzana Fazliu

Ish këshilltari i Clark vazhdon edhe sot deklarimin në Hagë

Valjeta Turkaj

Presidentja takohet me një zyrtar të lart të NATO-s në SHBA, jep sqarime për bisedën që e zhvilloi!

Valjeta Turkaj