Lajmi që Alketa Vejsiu ironizoi kolegen e saj Luana Vjollcën u komentua mjaft shumë në mediat rozë.
“Tv Klan është mbushur me tigra, xhirafa e mjellma”, tha moderatorja që ka 26 vite karrierë por që programet e saj mezi e kapin shifrën e 50 mijë klikimeve.
Moderatorja Luana Vjollca është futur në një komunikim “live” me ndjekësit e saj në Instagram dhe u shpreh se, është shumë e lumtur për afro 1 milion klikimet e emisionit të saj të parë dhe për këtë fakt një meritë të veçantë kishin ndjekësit e saj.
Pra mesa duket Luana ka vendosur t’i përgjigjet kështu atyre që ironizuan atë dhe programin e saj.