Telenews

U arrestua në kufi për kërcënimin ndaj Albin Kurtit, 72-vjeçari përfundon në ndalim

Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej me urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

K. Xh. rreth 72 vjeç  dyshohet se, më 30 tetor 2025, përmes rrjetit social Facebook, kishte publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

I dyshuari u arrestua më 12 korrik 2026 në pikën kufitare Stançiq, gjatë kontrolleve kufitare, pasi rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata.

Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet lidhur me kërcënimet e dyshuara ndaj Kryeministrit janë në vazhdim.

Të ngajshme

Rihanna surprizon fansat, ngjitet në skenë me Jay-Z në koncertin në Yankee Stadium

Rrezarta Ramaj

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Zejnullah Gashi propozohet për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Rrezarta Ramaj