Telenews

U arrestua për veprën penale ‘’Kanosje’’, gjatë verifikimi rezultoi me urdhër-arrest aktiv

Gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është raportuar një rast i veprës penale “Kanosje”.

Bazuar në hetimet fillestare, personi i dyshuar M.M. (1980) dyshohet se ka kanosur ish-gruan e tij përmes mesazheve në telefon.

Në lidhje me këtë informacion, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta në terren, ku ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar në adresën e banimit të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin e raportuar. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal “Kanosje”.

Pas verifikimit të personit, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”.

Sipas urdhëresës së gjykatës, pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh burgim.

Të ngajshme

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Yllka Gashi

Dogana zbulon municion të padeklaruar në kabinën e shoferit

Yllka Gashi