Telenews

U ARRESTUA SOT NË MES TË LAÇIT, DREJTORI I UJËSJELLËSIT AKUZOHET SE KA VJEDHUR SHTËPINË E KARIM BENZEMAS

Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Në operacion është përfshirë dhe Interpol Tirana.
Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se 41 vjeçari rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2013 për “Vjedhje me dhunë” në Spanjë. Është i paqartë fakti sesi ai nuk është kapur deri tani, por madje ishte në krye të Ujësjellësit të Kurbinit.
Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzema. Sipas autoriteteve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë.
Ja çfarë shkurante Sali Berisha në vitin 2019:
“Ne pyetje nga qytetari i Laçit per Edvinin:Ku jane dy narkodrejtore qe jane zhdukur?! sb
Pershendetje zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi, ma pyet pak kryeministrin ku ndodhen dy drejtoret njeri pre te cilve i ujesjellsit , apo jan ne burg ne Spanje ku akuzohen per vjedhjen e shtepise se lojtarit te Realit te Madridit, Benzema, qyteti i Lacit esht pa dy drejtor”.

Të ngajshme

Dyshohet për vrasje në Rrugën B në Prishtinë

Valjeta Turkaj

27 vite nga Epopeja e Grykës së Llapushnikut – Lavdi që nuk shuhet!

Valjeta Turkaj

Tërmet në afërsi të Mitrovicës

Valjeta Turkaj