Telenews

U dënua nga UEFA, Mourinho merr vendimin e papritur

José Mourinho nuk është më anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s, organ i krijuar së fundmi për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme në futbollin evropian me 19 trajnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Trajneri portugez ka hequr dorë nga ky rol dhe vendimin e tij ia ka komunikuar me e-mail Zvonimir Bobanit, i cili drejton Bordin e Futbollit.

“I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t’ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm”, ka shpjeguar Mourinho në e-mail.

Kushtet me të cilat besoja shumë kur u bashkova në këtë projekt nuk ekzistojnë më ndaj jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin”.

Dorëheqja e Mourinhos vjen vetëm pak ditë pasi Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA e pezulloi katër ndeshje trajnerin e Romës për sulmin që i bëri gjyqtarit anglez, Taylor, në përfundim të finales së humbur përballë Sevillas, në Europa League.

Të ngajshme

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U-19 për ndeshjet e marsit

Blearta

Portieri i Real Madridit jashtë fushës gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor

Valjeta Turkaj

Lionel Messi shënon golin e 900-të në karrierën e tij

Valjeta Turkaj