Telenews

U eliminua nga gara, Indriti: Big Brotherin e fiton Gjesti

u-eliminua-nga-gara,-indriti:-big-brotherin-e-fiton-gjesti

Indriti është eliminuar mbrëmjen e djeshme nga gara për çmimin e madh.

Në intervistën në studio, i pyetur se çfarë nuk shkoi si duhet gjatë rrugëtimit të tij në këtë format, ish-banori u shpreh se vendosi të qëndronte pak i stepur pasi nuk dëshironte të dilte nga vetja gjatë debateve në të cilat nuk kurseheshin as familjarë e as sendet personale në shtëpi.

Mirëpo, kush e fiton Big Brotherin sipas Indritit? “Ajo që dua unë ta fitojë është Danja, por personi që e fiton është Gjesti”- tha ai, duke shtuar se kur hyri në shtëpi së bashku me Gjestin mund të kishin formuar një dyshe të bukur, por zgjodhi të mos i afrohej për të mos u gjykuar negativisht nga publiku.

Pjesë nga biseda:

Ledioni: 22 ditë në shtëpi pate momentet e tua, por diçka nuk ngjiti. Çfarë nuk shkoi si duhet?

Indriti: Ishte një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time dhe për këtë ju falenderoj. Unë nuk jam djalë që ua përtoj debateve, por aty nuk mund të bëjë debate për sallatë dhe djathë. Debatet ishin me tone shumë të larta gjë që mua nuk më pëlqen. Unë mund të kisha debat me dikë, futeshin edhe 4 të tjerë aty. Në shumë raste prekeshin gjëra personale në shtëpi, por edhe familjarë gjatë debatit, çka unë e kam pikë të dobët. Kështu që vendosa se sa të dal nga vetja duke mos dal ashtu sikurse hyra më mirë po rri pak i stepur dhe të hyjë vetëm te debatet që unë dua të hyjë.

Ledioni: Edhe shumë i stepur nuk ke qenë sepse ke patur disa përplasje të forta. Se fundmi me Tirin dhe Krisën, por edhe ngacmimet që ke bërë ndaj Valbonës dhe Loredanës.

Indriti: Shpëtoi Valbona, ndërsa Loredana ishte i vetmi person që kam njohur në jetën time që kur ti i shkoje ta këshilloje të thoshte pse më sulmon.

Ledioni: Kush të ka pëlqyer më shumë nga ata aty?

Indriti: Danja sepse nuk del shumë nga karakteri i saj. Laerti sepse më duket si i zoti i shtëpisë që herë pas here mundohet t’i mbledh të gjithë, po ashtu e kemi respektuar të gjithë edhe për figurën që ka.

Neda: Indrit, të hysh në momentin kur u fute ti, pra një muaj pasi kishte nisur Big Brother është një sfidë e jashtëzakonshme. Shtëpia është e stabilizuar dhe unë e kuptoj edhe atë bllokadën që ju ngrihet të rinjve. Por nëse do të kishe arritur të krijoje grupin tënd me dikë që mund të të kishte pëlqyer ose dy të tjerët që hynë së bashku me ty, ndoshta loja do të kishte funksionuar.

Indriti: Po, bie dakord me ty, por aty nuk ka grupe. Nëse dikujt i tregon diçka në mirëbesim, ta përdor dhe përplas në fytyrë nesër.

Arbri: Ti u përpoqe me mënyrën tënde, por në këtë pikë të lojës është e vështirë të integrohesh. Sidoqoftë, unë besoj se ke bërë maksimumin tënd. Tani pyetja është; kush e fiton Big Brother?

Indriti: Ajo që dua është Danja, personi që e fiton është Gjesti. Ne mund të bënim një dyshe të lezetshme, por arsyeja e vetme pse nuk i jam afruar Gjestit është sepse unë vija nga jashtë dhe e dija përkrahjen që kishte ai. Mund të dilja si personi që i është afruar për mbështetjen që ka jashtë.

Ledioni: Po për këtë gjykohet Egli edhe sot e kësaj dite…

Indriti: Eglit i thashë sot para se të dilja që vetëm të të thonë se po lë kokrrën e namit sepse nuk kanë se si ta thonë më troç.

Arbri: Pse, kuptohet edhe brenda shtëpisë kjo gjë apo jo?

Indriti: A kuptohet the? Është e tmerrshme. Të isha unë do të kisha ikur, do kisha dal nga shtëpia. Do ikja me vrap të betohem.

Ledioni: Ti je xheloz sepse nuk ke pasur një gocë ashtu…

Indriti: O Zot mos më ardhtë kurrë, nëse do të më mallkosh më thuaj ‘paç një si Egli’./TCH/

Të ngajshme

Drenusha tregon se çka do të bëjë ps Big Brother (VIDEO)

Donat Hashani

2Ton vjen me ‘Dhurata’

Erzana Fazliu

Mimoza Kusari Lila ka diçka për të thënë për ata që e votuan

Erzana Fazliu