Telenews

U flit se do të kthehej në Iran për të luftuar – Olympiacosi mohon spekulimet për largimin e Mehdi Taremit

u-flit-se-do-te-kthehej-ne-iran-per-te-luftuar-–-olympiacosi-mohon-spekulimet-per-largimin-e-mehdi-taremit

U flit se do të kthehej në Iran për të luftuar – Olympiacosi mohon spekulimet për largimin e Mehdi Taremit

Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i tij aktual, Olympiacos Piraeus, ka mohuar kategorikisht këto pretendime.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, ish-sulmuesi i Interit, tashmë 33 vjeç, po shqyrtonte mundësinë e kthimit në atdhe, në një kohë kur shumë sportistë po kërkojnë të largohen nga zonat e prekura nga konflikti. Megjithatë, reagimi i klubit grek ishte i menjëhershëm.

Drejtori i komunikimit i Olympiacosit, Kostas Karapapas, i hodhi poshtë këto spekulime me një deklaratë të forte.

“Viktima e parë e luftës është gjithmonë e vërteta. Mos u besoni lajmeve të rreme dhe le të tregojmë respekt për atletët dhe për të gjithë njerëzit, atdheu i të cilëve është në flakë”, deklaroi Karapapas.

Kështu, Olympiacosi e bëri të qartë se lajmet për një largim të mundshëm të Taremit nuk janë të sakta.

Karriera e Taremit

Taremi shpërtheu me Persepolis, ku fitoi dy tituj kampion në vitet 2016 dhe 2017 dhe u shpall golashënuesi më i mirë i ligës në të dy sezonet. Ai pas kësaj përfundoi te Al-Gharafa në Katar.

Më pas kaloi në Evropë me Rio Ave, përpara se të transferohej te Porto, ku u shpall dy herë golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez.

Në vitin 2024 u bashkua me Interin, ndërsa pas një sezoni u transferua te Olympiacosi.

Në nivel ndërkombëtar, Taremi ka zhvilluar 100 ndeshje me kombëtaren e Iranit, duke realizuar 54 gola.

Të ngajshme

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj

Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

Rrezarta Ramaj