Telenews

U godit nga rrufeja kur po ruante bagëtitë, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Velçan të Pogradecit, ku dyshohet se një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima, shtetasi L. Ç., po ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit. Fatkeqësisht, përveç jetës së tij, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Të ngajshme

Zogaj kritikon përbërjen e 10-shes së parë të VV: Këto dallime nuk i gjen as mes partive, e leje brenda një liste

KushtrimGuraj

Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund

KushtrimGuraj

Debat për moshën e pensionit në Gjermani, cili model do të merret parasysh

KushtrimGuraj