Telenews

U kap me drogë në veturë – 21-vjeçari thotë “Pasha Zotin xhaketa është e shokut”

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin

Një i ri ka përfunduar në duart e Policisë pas mesnatës së 28 majit në Veternik të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet substancë e dyshuar narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armir Bozuku, 21 vjeç, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe gjatë verifikimit në automjetin e tij, brenda një xhakete është zbuluar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar posedimin e lëndës narkotike, duke deklaruar se “Pasha Zotin xhaketën mund ta ketë lënë ndonjë prej shokëve që kishin qenë më herët në veturë, se nuk është e imja”.

Të ngajshme

Vdes në QKUK një 24-vjeçare pas një aksidenti të trafikut

Valjeta Turkaj

KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

Valjeta Turkaj

Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Valjeta Turkaj