Telenews

U kritikua për performancat gjatë turneut, Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes

Justin Timberlake ka njoftuar se është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”.

Këngëtari 44-vjeçar tha se ishte “i shokuar” kur mësoi se ishte prekur nga infeksioni bakterial i përhapur nga rriqrat.

Në një deklaratë të gjatë të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Timberlake e përshkroi turneun e tij botëror si “përvoja më argëtuese, emocionale, fizikisht e vështirë dhe nganjëherë, e mundimshme”.

Ai vazhdoi: “Ndër të tjera, kam luftuar me disa probleme shëndetësore dhe u diagnostikova me sëmundjen “Lyme”. Nëse e keni pasur këtë sëmundje ose njihni dikë që e ka pasur të njëjtën, atëherë jeni të vetëdijshëm: të jetosh me këtë mund të jetë dobësuese, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.

“Kur u diagnostikova për herë të parë, u shokova. U përballa me një vendim personal. Të ndaloja turneun? Apo të vazhdoja dhe ta kuptoja vetë. Vendosa që gëzimi që më sjell performance është shumë më i madh se stresi i përkohshëm që po ndjente trupi im. Jam shumë i lumtur që vazhdova”, shtoi artisti.

“Ngurroja të flisja për këtë sepse gjithmonë jam rritur ta mbaja diçka të tillë për vete. Por po përpiqem të jem më transparent në lidhje me vështirësitë e mia në mënyrë që ato të mos keqinterpretohen”.

Në javët e para të njoftimit të tij, Timberlake u kritikua gjerësisht nga fansat të cilët mendonin se turneu i tij ishte zhgënjyes dhe se ai nuk kishte kënduar gjatë të gjitha performancave.

Shumë video qarkulloni në rrjete sociale që tregonin artistin duke kthyer mikrofonin kah audienca në mënyrë që njerëzit të këndonin në vend të tij, me komente të tilla si: Imagjinoni të paguani 600 dollarë për të parë turmën në një koncert të Justin Timberlake duke kënduar këngët e tij”.

 

Të ngajshme

Paris Jackson i jep fund fejesës me Justin Long

KushtrimGuraj

Meghan Markle dhe ‘sekreti bombë’ i pretenduar për familjen mbretërore…

KushtrimGuraj

Enca shfaqet nga pishina, ekspozon ‘asetet’ bombastike

Donat Hashani