Telenews

U lëndua ndaj Real Madridit, Pedri do t’i humbasë këto ndeshje të rëndësishme

u-lendua-ndaj-real-madridit,-pedri-do-t’i-humbase-keto-ndeshje-te-rendesishme

Mesfushori i Barcelona, Pedri Gonzalez, ka pësuar një lëndim muskulor, i zbuluar menjëherë pas ndeshjes së ‘El Clasico’, sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo.

22-vjeçari ishte tashmë i pezulluar për përballjen e këtij fundjave kundër Elche, por analizat kanë treguar se ai do të mungojë edhe në dy ndeshje të tjera.

Pedri gjithashtu nuk do të jetë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge dhe në ndeshjen e radhës së La Ligas jashtë fushe ndaj Celta Vigos.

Ky është një tjetër pengesë për yllin spanjoll, i cili ka pasur vështirësi me dëmtime përsëritëse muskulore gjatë dy sezoneve të fundit.

Barcelona shpreson ta ketë sërish në dispozicion pas pushimit ndërkombëtar ndërsa vazhdon luftën për tituj këtë sezon.

Kujtojmë se më parë klubi kishte ndërmarrë veprime të veçanta për t’i adresuar këto problem, përfshirë analizë muskulore, biopsi, dhe program të personalizuar stërvitjeje të forcës për të zvogëluar rrezikun e rikthimit të dëmtimeve.

Të ngajshme

Bomba e verës: Reali transferon yllin e Serie A për 100 milionë euro

KushtrimGuraj

U lëndua ndaj Real Madridit, Pedri do t’i humbasë këto ndeshje të rëndësishme

KushtrimGuraj

The Athletic: Nuk është gjithçka në rregull në zhveshtoren e Real Madridit, disa metoda të Alonsos nuk pëlqehen nga veteranët

KushtrimGuraj