Telenews

U nisën nga Spitali i Prishtinës me fëmijën e sëmurë për në Gjermani, familja kosovare kthehet mbrapsht nga maskat në Serbi

Një familje kosovare është ndaluar nga disa persona të maskuar pasi kanë hyrë nga Kosova në Serbi.

Merret vesh se familja ishte nisur për në Gjermani nga Spitali i Prishtinës, ku e kishin fëmijën për trajtim, mirëpo janë kthyer mbrapsht nga persona të maskuar në Serbi që kanë bllokuar pikëkalimet kufitare me Kosovën.

Gjithashtu Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti i kthimit të tyre, ku njëri nga familjarët thotë se edhe policia serbe po qëndronte para personave të maskuar, por që nuk ndërmerrnin asgjë.

“Na kthyen, policia në të gjitha anët, përpara njerëz me maska para tyre”, është shprehur ai pas kthimit, në një bisedë me një polic kosovar.

 

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj