Telenews

U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

Një rast i personit të zhdukur, i raportuar që nga fundi i muajit maj, është mbyllur pasi Policia ka lokalizuar gruan që kërkohej, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. N. (38 vjeçe), e cila figuronte si person i zhdukur që nga 28 maji 2026.

Ajo u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi u ndalua nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të trajtimit të një mosmarrëveshjeje familjare.

Gjatë verifikimit të identitetit, Policia konstatoi se ndaj saj ekzistonte ende një rast aktiv i iniciuar si “Person i zhdukur”.

Në deklarimin e dhënë para hetuesve, S. N. ka bërë të ditur se ishte larguar me dëshirën e saj dhe kishte krijuar lidhje me një person në lagjen Taslixhe të Prishtinës, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se familjen e kishte njoftuar për vendndodhjen e saj rreth një javë pasi ishte raportuar si e zhdukur.

Pas sqarimit të rrethanave, rasti është proceduar sipas procedurave ligjore.

Të ngajshme

Ambasada italiane njofton qytetarët: Kartat e identitetit në letër skadojnë përfundimisht më 3 gusht

KushtrimGuraj

Hajvali: Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, rastet dërgohen në Prokurori

KushtrimGuraj

Fluks i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje të shkurtra në shumicën e pikave kufitare

KushtrimGuraj