Telenews

U raportua i zhdukur, 33-vjeçari gjendet shëndosh e mirë pas kërkimeve

Një rast i zhdukjes së një personi ka alarmuar familjen dhe autoritetet në Vushtrri, por përfundoi me fat pasi personi i raportuar si i zhdukur është gjetur shëndosh e mirë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 2 qershor, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është paraqitur H. H, i cili ka raportuar se djali i tij, Armend Hajra, ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Rrahman Krasniqi” rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 1 qershorit dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimit të familjarit, për më shumë se një ditë nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij, çka bëri që rasti të raportohej në Polici.

Pas marrjes së deklaratës dhe njoftimit të prokurores kujdestare, rasti u iniciua si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitë policore nisën menjëherë veprimet për lokalizimin e tij.

Megjithatë, falë informacioneve operative dhe veprimeve hetimore, Armend Hajra është gjetur më vonë shëndosh e mirë.

Ai është intervistuar nga hetuesit lidhur me rrethanat e largimit të tij, ndërsa për gjetjen e tij është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rasti është mbyllur pa pasoja, pasi personi i raportuar si i zhdukur është kthyer në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngajshme

Ambasadori Durmishi viziton të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

KushtrimGuraj

Ngjarjet kryesore – 04 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Alarm në kufirin Kosovë–Shqipëri: Policia gjen mjet të dyshuar shpërthyes në Goden të Gjakovës

KushtrimGuraj