Telenews

U raportua për përleshje, Shpat Kasapi rrëfen çfarë ndodhi në dasmë (VIDEO)

Shpat Kasapi në “Weekend” në Klan Kosova ka treguar ekskluzivisht detaje rreth raportimeve se ai u rrah në një dasmë.

Kasapi bëri të ditur se nuk ka pasur kurrfarë rrahjeje, por vetëm debat.

Ai njoftoi se ishte vonuar, por dasma kishte shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Uë bë bujë e madhe, u rrah Shpati., u rrahën dasmorët. Jam nis pak me vonesë sepse ka pasë kolonë. Dasmori më ka thënë Shpat je vonu por këndo, unë i thashë se do të këndojë më shumë tash sepse jam vonu. Në fund të dasmës ishte puna e pagesës, thanë ti s’ke kënduar s’do e marrësh pagesën, unë pak u agravova, ata u agravuan, u bë një debat i vogël. Kërkush nuk më ka prek, as nuk më ka ngacmu”, tha Kasapi për “Weekend” në Klan Kosova.

Shpati nënvizoi se ‘shpifësin’ e lajmit do ta gjejë.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngajshme

Arbenita Ismajli shmang raportimet për urdhër-arrest ndërkombëtar, publikon fotografi duke u relaksuar në pushime

KushtrimGuraj

Pamjet nga sheshxhirimi i filmit “Superman” po shpërndahen në internet, ku aktorja vazhdon ta puthë kolegen e saj edhe pasi skena mbaroi

KushtrimGuraj

Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza

Valjeta Turkaj